Rreth Nesh

Hoteli Ynë Design

Historia jonë

Hoteli Ynë

Eter Hotel është i pozicionuar vetëm 35 km nga kryeqyteti Tirana, përgjatë bregdetit Adriatik në mes të natyrës mes detit dhe pishave dhe me një arkitekturë moderne. ETER Hotel ofron natyrë mbresëlënëse dhe një shërbim cilësor. Dhoma moderne me pamje nga deti apo majat e pishave, të gjitha të pajisura me TV, minibar, telefon, kasafortë, etj. Një bar dhe restorant plot shije, pishinë të brëndshme dhe të jashtme, zonë SPA dhe palestër, sallë konferencash dhe plazh privat. Vetëm 43 km nga aeroporti i Nënë Tereza, dhe dhe 2.7 km nga Plazhi i Shkëmbit të Kavajës, Golem.

Dhomat

Qëndroni dhe relaksohuni në dhomat dhe suitat tona me pamje mbresëlënëse të Adriatikut nga çdo dhomë. Të gjitha dhomat kanë një stil modern dhe shërbim cilësor. Relaksohuni në ballkonet tona me pamje nga deti ose nga majat e pishave ose duke shijuar programin tuaj të preferuar në ekranin e TV. Cdo dhomë është e pajisur me një tualet privat, ajër te kondicionuar, telefon, mini frigorifer, një divan ose kolltuk dhe një ballkon me tavolinë dhe 2 karrige shumica me pamje nga deti. Ju ofrojmë arratisjen perfekte përgjatë Adriatikut, shërbim dhome 24 orë dhe WiFi falas.

Restoranti

Zbuloni shijen dhe bukurinë e restorantit tonë. Eter Restorant është një restorant elegant, i rafinuar me pamje nga perëndimi i diellit mbi detin Adriatik, perfekt për të kaluar momente të paharrueshme me familjen. Shefi ynë krijon pjata tipike mesdhetare duke kombinuar inovacionin dhe traditën. Dekori i tij modern, aromat e mrekullueshme dhe shërbimi tejet cilësorë do t’ju çojnë në një përvojë unike kulinare. Vizitoni ETER HOTEL dhe magjepsuni nga kënaqësitë e tij të kuzhinës.

SPA &Wellness

Një vend i veçantë dedikuar mirëqenies për t’i dhënë vetes momente rigjeneruese dhe relaksuese për të arritur një harmoni të brendshme dhe një mirëqenie perfekte. Zbuloni zonën tonë SPA, trajtimet e trupit, banjon turke dhe të gjitha facilitetet, një vend që ju lejon të kaloni momente relaksi larg stresit të përditshëm. ETER SPA & Wellness është partneri juaj i bukurisë dhe relaksit për të kënaqur nevojat tuaja.

Your cart is empty.

0 in cart
Close